James Carroll, mjeku hero në epidemiologji


Mjeku i Ushtrisë amerikane, James Carroll, më 27 gusht 1900 në Havanë të Kubës, lejoi një mushkonjë të infektuar të ushqehej me gjakun e tij, në përpjekje për të izoluar bartësin e transmetimit të etheve të verdha.

Carroll u sëmur rëndë nga ethet e verdha, duke ndihmuar kështu kolegun e tij, patologun e ushtrisë Walter Reed, të provojë se janë mushkonjat ato që transmetojnë sëmundjen shpesh herë vdekjeprurëse të etheve të verdha.

Para këtij zbulimi, epidemitë e etheve të verdha ishin diçka e zakonshme në Jugun Amerikan dhe rajone të tjera tropikale dhe sub-tropikale në gjithë botën.

Teoria e transmetimit të sëmundjes nga mushkonjat, e zhvilluar nga Walter Reed dhe anëtarët e grupit të tij, James Carroll, mjeku kuban, C.J. Finlay dhe sekretari i Shëndetësisë së SHBA-së, W.C. Gorgas, u hapën rrugën përpjekjeve të para për zhdukjen e mushkonjave dhe masave higjieno-sanitare, për të kontrolluar sëmundjen në Kubë.

Gjysmë shekulli më vonë, më 1951 mikrobiologu amerikan Max Theiler u nderua me Çmimin Nobel për Mjekësinë, për studimet e tij mbi ethet e verdha dhe së fundi për zhvillimin e një vaksine kundër kësaj sëmundjeje te njerëzit.

LEXO EDHE:

Back to top button