Janë zbuluar disa detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në lokalin e reperit Noizy

Sipas disa fotografive marrë nga Ballkan Web, shihen dëmtimet që i janë bërë biznesit nga jashtë. Ndërkohë, ekspertët mendojnë se autorët kanë përdorur një sasi tritoli për shpërthimin e lokalit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku është dëgjuar një shpërthim i madh, nga i cili janë dëmtuar xhamat në të dyja katet e ndërtesës.
Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.