Janik Siner, 46 javë në krye të renditjes botërore te meshkujt

Tenistja letoneze Jelena Ostapenko fitoi turneun WTA-500 të Shtutgardit. Në finale ajo mundi 2-0 (6-4, 6-1) numrin 1 në botë, bjellorusen Arina Sabalenka. Një rezultat surprizë, pasi bjellorusja konsiderohej favorite, por Ostapenko befasoi të gjithë, me një ndeshje thuajse të përkryer, duke fituar edhe gati 1 milionë dollarë premio.
Kjo ishte hera e parë që letonezja shkonte në finalen e Shtutgardit dhe ia doli mbanë të fitojë titullin e 9 në karrierë. Për Sabalenka kjo është hera e katërt që humbet në finalen e këtij turneu.
Ndërkohë, te meshkujt, tenisti italian Janik Siner qëndron në krye të renditjes botërore edhe pse nuk luan prej më shumë se dy muajsh, i pezulluar për doping. Ai është në krye të renditjes për 46 javë. Gjermani Alexander Zverev ka bërë rokadë në renditjen me spanjollin Carlos Alcaraz, duke u ngjitur në vendin e dytë.