Janik Siner në gjysmëfinale sfidon Novak Gjokoviçin

Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste të Grand Slam-it të Roland Garros. Në Paris, u luajtën edhe sfidat e fundit çerekfinale, ku emocionet nuk munguan. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Janik Sinner, fitoi me 3-0 në sete (6-1, 7-5, 6-0) ndaj Aleksander Bublik.
Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë serbi Novak Gjokoviç. Ai arriti një fitore të vështirë por të merituar ndaj gjermanit Aleksander Zverev me shifrat 3-1 (4-6, 6-3, 6-2, 6-4).
Te femrat, Koko Gauf mundi me përmbysje 2-1 Madison Kejsin (6-7, 6-4, 6-1) në derbin amerikan, në një ndeshje emocionuese.
Në gjysmëfinale shkon edhe surpriza e këtij turneu Lois Boison, që mundi Mirra Andreeva-n me 2-0 në sete ose 7-6 dhe 6-3 në geme. Boison, numri 361 në botë, e nisi këtë turne me “wild card” (ftesë), por ka arritur të shkojë deri gjysmëfinale, ku do të përballet me Gauff.