Janik Siner triumfon në Riad dhe arkëton plot 7,5 mln dollar!

Tenisti italian Jannik Sinner fitoi turneun “Six Kings Slam”, turneu më i pasur i tenisit që është zhvilluar ndonjëherë. Në Riad të Arabisë Saudite, Janik Siner mundi 2-1 në finale rivali spanjoll Karlos Alkaraz (6-7, 6-3, 6-3), duke arkëtuar edhe 6 million dollarë.

Në këtë turne morën pjesë 6 tenistët më të mirë në botë, që vetëm për të luajtur aty kishin marrë nga organizatorët 1.5 million dollarë secili. Në fund, pas finales së fituar, Sinner, numri 1 në botë për meshkuj, arkëtoi edhe 6 milionë të tjera.

Ndeshja ndaj Alkaraz, numri 2 në botë, ishte e fortë dhe me rivalitet, me spanjollin që arrin të fitojë në “tie break” setin e parë. Më pas, vjen përmbysja e italianit, që është më superior në fushë, duke dominuar në shërbim dhe merituar fitoren.

Më herët ishte luajtur edhe ndeshja për vendet 3-4, ku tenisti serb Novak Gjokoviç mundi 2-0 (6-2, 7-6) spanjollin Rafael Nadal, një përballje magjike e dy prej ikonave të këtij sporti. Dy pjesëmarrësit e tjerë që ishin eliminuar që në eliminatore ishin Daniil Medvedev e Holger Rune.

LEXO EDHE:

Back to top button