Jannik Sinner kampion i ‘Australian Open’
Jannik Sinner kampion i ‘Australian Open’

Jannik Sinner është për herë të dytë radhazi kampioni i Australian Open. 23-vjeçari italian mundi pa probleme gjermanin Aleksander Zverev 3-0 me sete duke ruajtur titullin që fitoi një vit më parë.
Sfida në Melbourne ishte e lehtë për numrin 1 në renditjen e ATP, duke e mundur rivalin e tij në më pak se 2 orë. Ky është titulli i tretë Grand Slam që italiani fiton pas Australian Open 2024 dhe US Open 2024, duke treguar se është një emër premtues për këtë sport.