Januzaj kërkon largimin nga Real Sosiedati

Sulmuesi i Real Sosiedadit, Adnan Januzaj është i hapur për largimin gjatë verës. Shqiptari që përfaqëson Kombëtaren e Belgjikës në rast që nuk i ofrohen kushtet që kërkon, atëherë ka bërë të ditur se do largohet nga klubi spanjoll.

Duke menduar për edicionin tjetër dhe të luajë në Ligën e Evropës, Januzaj dëshiron që të jetë titullar i padiskutueshëm ose do largohet. Problemi kryesor për Sociedad që të rinovojë me Januzaj, do jetë agjenti i ri i lojtarit, Mino Raiola ngase shpesh herë i refuzon ofertat.

Për këtë arsye, ekziston një mundësi e madhe që Januzaj në verë të bëhet me skuadër të re.

LEXO EDHE:

Back to top button