Japoni, promovohet roboti gjigant 18 metra i lartë

Japonia promovoi robotin gjigant 18 metra të lartë, i cili peshon 24 ton. Roboti i cili mund të ecë dhe t’i lëvizë duart pritet ta nxisë turizmin i cili është goditur nga kriza e pandemisë Covid-19. Roboti i ngjan një figure të filmit vizatimor “Mobile Suit Gundam”, i viteve 70 ndërkaq është punuar që nga viti 2014. Për krijimin e tij janë përdorur më shumë se 200 pjesë të bëra nga një përzierje hekuri dhe plastike të përforcuar me fibra karboni. Roboti do të vendoset në Gundam Factory Yokahoma, atraksion i ri turistik i cili pritet të hapet më 19 dhjetor.

 

LEXO EDHE:

Back to top button