Japoni, vaksinë kundër Covid-19 falas për të gjithë qytetarët

Japonia do të japë falas vaksinën kundër koronavirusit për 126 milionë banorët e vendit, në kuadër të një projektligji, të miratuar sot, në një kohë që arkipelagu po përballet me një rritje të infektimeve me COVID-19.

Projektligji,që specifikon se qeveria do të mbulojë të gjitha kostot e vaksinës, u miratua nga Dhoma e Lartë e Parlamentit, pasi siguroi miratimin e dhomës së ulët të fuqishme.

Japonia tashmë ka porositur paraprakisht vaksinat për 60 milionë persona nga kompania farmaceutike Pfizer dhe 25 milionë vaksina të tjera nga kompania bioteknologjike Moderna. Ajo gjithashtu konfirmoi se do të merrte 120 milionë doza të vaksinës së AstraZeneca.

Pfizer dhe Moderna kërkojnë tashmë të marrin një autorizim urgjent në SHBA dhe në Europë pasi testet klinike kanë treguar se vaksinat e tyre ishin shumë efikase, sipas kompanive.

Miratimi i projektligjit ndodhi dy javë pasi kryeministri deklaroi se Japonia ishte në alarm maksimal pasi kishte regjistruar një numër rekord rastesh të reja me COVID-19.

Japonia është kursyer relativish deri tani nga epidemia, me rreth 2 170 të vdekur dhe 15 000 raste dhe nuk ka vendosur masa kufizuese ashtu si në mbarë botën.

LEXO EDHE:

Back to top button