Japonia goditet nga 1600 tërmete, dhjetëra banorë evakuohen nga shtëpitë e tyre

Japonia goditet nga 1600 tërmete, dhjetëra banorë evakuohen nga shtëpitë e tyre

Dhjetëra banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre në ishujt e largët në Japoninë jugore , të cilët janë goditur nga gati 1,600 tërmete në javët e fundit, tha të hënën një zyrtar lokal bashkiak.

Por tërmetet që kanë vazhduar për më shumë se dy javë kanë shkaktuar stres të konsiderueshëm tek banorët, shumë prej të cilëve vuajnë nga mungesa e gjumit.

Nga 89 banorët e Akuseki -t , 44 u evakuuan në kryeqytetin rajonal të Kagoshimës të dielën, dhe 15 të tjerë ikën gjithashtu në një ishull fqinj, tha Kubo në një konferencë për shtyp. Akuseki , pjesë e grupit  të ishujve Tokara , në jug të prefekturës Kyushu , është goditur nga më shumë se 1,600 tërmete që nga 21 qershori.

Komuna, e cila përbëhet nga shtatë ishuj të banuar dhe pesë të pabanuar, është rreth 11 orë larg me traget nga Kagoshima .  Ekspertët besojnë se fenomeni mund të shkaktohet nga një vullkan nënujor dhe rrjedha magme, dhe ata thonë se është e pamundur të parashikohet se sa do të zgjasin tërmetet.

Nuk mund të parashikojmë se çfarë mund të ndodhë. Nuk e dimë se kur do të mbarojë kjo”, u tha Kubo gazetarëve.

Grupi i ishujve Tokara përjetoi një periudhë të ngjashme me aktivitet të fortë sizmik në shtator 2023, kur u regjistruan 346 tërmete, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA) .

Japonia ndodhet në pikën e takimit të katër pllakave kryesore tektonike, në zemër të “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit , duke e bërë atë një nga vendet më të prirura ndaj tërmeteve në botë.

Arkipelagu me rreth 125 milionë banorë regjistron rreth 1,500 tërmete në vit, ose rreth 18% të tërmeteve në botë.  Autoritetet japoneze janë veçanërisht të shqetësuara për një tërmet të madh në çarjen Nankai , një çarje nënujore rreth 800 kilometra (500 milje) e gjerë përgjatë bregdetit të Paqësorit.

Tërmete të tilla ndodhin afërsisht çdo 100 deri në 200 vjet, me të fundit të regjistruar në vitin 1946.  Japonia paraqiti një plan të ri të azhurnuar të përgatitjes për fatkeqësi të martën e kaluar, duke vlerësuar se mbetet shumë për t’u bërë për të kufizuar pasojat e një “megatërmeti” të mundshëm, i cili mund të shkaktojë deri në 300,000 vdekje në arkipelag.

LEXO EDHE:

Back to top button