Japonia goditet nga mbi 1600 tërmete në dy javë

Japonia goditet nga mbi 1600 tërmete në dy javë

Në ishujt jugorë të Japonisë janë regjistruar më shumë se 1,600 tërmete që nga 21 qershori, duke detyruar dhjetëra banorë të evakuohen. Nga 89 banorët e ishullit Akuseki, 44 janë larguar drejt Kagoshimës, ndërsa 15 të tjerë janë strehuar në ishuj fqinj.

Ekspertët mendojnë se aktiviteti mund të lidhet me një vullkan nënujor dhe lëvizjet e magmës, por theksojnë se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar kur do të pushojnë lëkundjet.

Japonezët janë të mësuar me aktivitet sizmik, pasi vendi ndodhet në takimin e katër pllakave tektonike, në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, duke regjistruar rreth 1,500 tërmete në vit , afërsisht 18% e tërmeteve globale.

Autoritetet paralajmërojnë rrezikun e një mega-tëmeti të mundshëm në çarjen Nankai, i cili mund të shkaktojë deri në 300,000 viktima në rastin më të keq, ndaj Japonia po përditëson planet e përgatitjes për emergjenca.

LEXO EDHE:

Back to top button