Japonia lehtëson kushtet e karantinës ndaj COVID-19

Japonia ka njoftuar se do të lehtësojë kushtet e karantinimit në hyrje të vendit për pasagjerët e vaksinuar kundër COVID-19 që do të hyjnë në vend pas 1 tetorit. Në rregulloren aktuale të zbatuar, pasagjerët që vijnë nga vendet ku COVID-19 vazhdon ndikimin, pas hyrjes në Japoni do të karantinohen në objektet e caktuara nga qeveria për 3 ditë.

Pas periudhës në objektet e lartpërmendura pasagjerët vazhdojnë me karantinën e detyruar për 11 ditë në hapësirat e tyre të jetesës siç janë shtëpitë e tyre. Periudha e izolimit përfundon për 14 ditë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, ata që posedojnë dokument se janë vaksinuar 14 ditë para se të hyjnë në vend nuk do të hyjnë në izolimin e parë 3-ditorë.

Ndërsa karantinimi në shtëpi do të vazhdojë. Ata që do të rezultojnë negativ në testin PCR 10 ditë pas arritjes do të përfundojnë karantinën në shtëpi. Sipas vendimit të ri që do të hyjë në fuqi më 1 tetor autoritetet japoneze pranojnë vaksinat Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

LEXO EDHE:

Back to top button