Japonia përballë rrezikut të valës së tretë në pandeminë e Covid-19

Federata Mjekësore e Japonisë (JMA) njoftoi se vala e tretë në pandeminë Covid-19 ka marrë nën ndikim vendin që nga muaji tetor, transmeton Anadolu.

“Shpejtësia e rritjes së rasteve të reja në mbarë vendin nga muaji i kaluar deri më tani, përfshirë edhe Hokkaido, sërish është në rritje, për të cilën mund të themi se është vala e tretë”, tha në një konferencë për media kryetari i JMA, Nakagawa Toshio.

Ai duke tërhequr vëmendjen në sistemin shëndetësor, tha se “Nëse rritja vazhdon kështu, sistemi shëndetësor do të has vështirësi. COVID-19 duhet të merret nën kontroll sa më shpejt të jetë e mundur”.

Sipas shifrave të fundit në Japoni deri më tani janë diagnostikuar 112.880 raste me virusin, kurse kanë humbur jetën 1.876 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button