Japonia tentoi “të pushtojë” SHBA-në me 9 mijë balona në Luftën e Dytë Botërore

Japonia tentoi “të pushtojë” SHBA-në me 9 mijë balona në Luftën e Dytë Botërore

Një “balonë kërcënuese” nga Azia fluturoi në qiellin amerikan mbi Montana. Ishte 5 maj 1944.

Në Europë lufta po mbaronte por në Paqësor ende jo. Iwo Jima u pushtua së fundmi, por në Okinawa përleshjet ishin të përgjakshme. Në Shtetet e Bashkuara, megjithatë, askush nuk e imagjinonte se kërcënimi, në tokën e tyre, mund të vijë nga lart.

Në vend të kësaj, e paimagjinueshmja ndodh pikërisht në atë të dielë me diell të majit. Një familje, gruaja e tij, disa fëmijë ishin duke ecur në pyll në malin Gearhat, Oregon. Papritur, midis pemëve, ata panë mbetjet e një balonë aerostatike, një lloj tullumbace që nuk dihet se si kishte zbritur atje.

Një skenë që të kujton episodin e “balonës spiune” që po ngacmon marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Pekinit.

Por ndryshe nga sot rezultati ishte dramatik. Grupi afrohet dhe prek shtresën e jashtme të balonës. Boom. Ajo shpërthen. Gruaja dhe pesë të rinjtë humbin jetën. Të gjitha viktima të luftës.

Në SHBA, duke filluar nga FBI-ja, nuk e dinë akoma: por ajo që ndodhi, ai shpërthim, ishte efekti i një operacioni sekret të planifikuar nga komanda e lartë japoneze në përgjigje të bombardimeve ajrore të Tokios më 18 prill 1942.

Rikujtojmë, bastisja e famshme e udhëhequr nga koloneli, Jimmy Doolittle, që u përjetësua në shumë filma lufte. Të themi të vërtetën, skenari japonez tregoi dëshpërim, por edhe shpikje.

Kishim një Tokio, jo shumë larg dorëzimit, pa asnjë mundësi për të bombarduar drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara. Avionët nuk kishin autonomi të mjaftueshme, ato pak aeroplanmbajtëse që nuk ishin fundosur po lundronin në mbrojtje të kufijve kombëtarë, raporton abcnews.al.

Kështu në lojë futet ideja e balonave me bomba, të realizuara midis viteve 1944 dhe 1945. Shpresa ishte që erërat t’i shtynin ato balona drejt Lindjes. 9 mijë prej tyre u lëshuan në qiell dhe shumë pak arritën në destinacionin përkatës. Një pjesë përfunduan nga Kalifornia në Midwest.

Profesori i historisë amerikane në Universitetin e Romës, Gregory Alegi, shpjegon për italianen “Corriere Della Sera” se me një mekanizëm të lidhur me ndryshimin e lartësisë, balona shkëputet gradualisht.

Më pas balona “e dinte” se ishte në tokë dhe hodhi bombën e saj të vogël ndezëse. Me sa tregojnë arkivat, gruaja dhe pesë djemtë ishin viktimat e vetme të operacionit “Fu-Go”, por balona të tjera shpërthyese u gjetën, edhe pas luftës, në të tjera pjesë të SHBA-ve, Kalifornisë, Kansasit, Nevadës, madje edhe Meksikës.

Madje e fundit u gjet në vitin 2014, në Kanada.

“Ne po përballemi me atë që ishte një lëvizje dëshpërimi”, sipas  Alegi.

Rezultatet ishin modeste në krahasim me përpjekjet e përfshira në planifikimin e gjithçkaje. Por sot si atëherë, objektivi propagandistik duhet të ketë mbizotëruar: nëse do të ishte përhapur lajmi për efektet, sado minimale, të operacionit “Fu-Go”, do të ishte një goditje e madhe për Japoninë, raporton abcnews.al.

Duhet thënë se censura amerikane parandaloi çdo rrjedhje të lajmeve,  kjo për të shmangur panikun. Sigurisht një nga arsyet ishte edhe fakti që Japonia të mos merrte vesh për dështimin e planit pasi mund të planifikontë sërish një sulm tjetër.

Çfarë dëmi mund të kishte shkaktuar Japonia?

Ende nuk e dimë saktëisht por mund të kemi një ide duke marrë parasysh se çfarë ndodhi verën e kaluar në Kaliforni. Një sërë zjarresh të qëllimshme të përforcuara nga kushtet e motit favorizuan flakët, duke penguar shuarjen e flakëve.

Nuk përjashtohet që ky të ketë qenë skenari, edhe nëse, siç e përsëris, objektivi kryesor do të duhej të ishte krijimi i panikut në popullate.

LEXO EDHE:

Back to top button