Jared Leto ngjitet në ndërtesën 102 katëshe të New York, promovon turneun botëror nga Empire State Building

Jared Leto ngjitet në ndërtesën 102 katëshe të New York, promovon turneun botëror nga Empire State Building

Këngëtari dhe aktori fitues i Oskarit, Jared Leto, u ngjit në ndërtesën ikonë të Empire State Building të Nju Jorkut për të njoftuar turneun botëror të grupit të tij, “Thirty Seconds to Mars”. Leton u ngjit në kullën e famshme duke përdorur një litar.

Në një intervistë 51 vjeçari u shpreh se ngjitja në ndërtesë nuk ishte aspak e lehtë. “Isha më shumë i emocionuar se sa i nervozuar, të them të drejtën.

Por duhet të jem i sinqertë, ishte shumë e vështirë. Ishte shumë më e vështirë nga sa mendoja se do të ishte”, u shpreh ai. Turneu “Thirty Seconds to Mars” është turneu i parë i grupit në pesë vjet dhe pritet të nisë në mars të vitit të ardhshëm në Buneos Aires.

LEXO EDHE:

Back to top button