Jasir Asani: Falënderoj trajnerin që më dha shansin të dëshmoj veten

Sulmuesi Jasir Asani, është i lumtur që e fitoi rastin në Ligën e Kampionëve të Azisë. Të martën, reprezentuesi i Shqipërisë i shënoi tri gola dhe bëri një asistim në fitoren 7:3 të skuadrës jugkoreanë, Gëangju, ndaj asaj nga Japonia, Jokohama.

Skuadra japoneze vjet ishte në finale të Ligës së Kampionëve, por u mposht thellë nga skuadra e Asanit në hapje të edicionit të ri të garës elitare aziatike. Asani ka pasur telashe me aktivizim te Gëangju, por shkëlqeu në skenën e madhe.

“Më duhet të falënderoj trajnerin pasi më dha shansin të dëshmoj veten. Jam shumë i lumtur që ndihmova Gëangjun të fitojë në këtë nivel dhe që shënova ‘hat-trick’. Kemi dashur të dëshmojmë se sa e forta është K-League dhe duam të vazhdojmë të tregojmë këtë deri në fund të garës”, ka thënë Asani, shkruan sajti zyrtar i Ligës së Kampionëve në Azi.

LEXO EDHE:

Back to top button