Jasir Asani, gol ndaj skuadrës lidere në Korenë e Jugut
Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Guangju kundër Gangvon edhe pse kjo e fundit bëri përmbysje të rezultatit dhe shënoi fitore me 3-2, në kuadër të sfidës së vlefshme për javën e 27-të të kampionatit së futbollit në Korenë e Jugut.
Asani ka shënuar golin e pare të kësaj sfide, duke konvertuar në gol një 11-metërsh, në minutën e 15-të të takimit. Vetëm 7 minuta më vonë, 29-vjeçari u bë protagonist në golin e dytë për Guangju. Asani futi në zonë një top, i cili u devijua nga mbrojtësi kundërshtar. Megjithatë, goli iu faturua sulmuesit të kombëtares kuqezi, i cili vazhdon shkëlqimin e tij.
Mirëpo lideri aktual, Gangvon, arriti të përmbys rezultatin falë golave të Kovaçeviçit dhe Hore-s. Kujtojmë se Guangju mban pozitën e 7-të dhe është në zonën e largimit, ose garës për mbijetesë në futbollin e Koresë së Jugut.