Jasir Asani me 2 gola në pjesën e dytë, siguron fitoren për Guangju

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka realizuar 2 gola, pas atij që shënoi javën e kaluar në kampionatin e Koresë së Jugut.

Asani realizoi dy gola në përmbysjen e rezultatit kundër skuadrës së Anijang-ut, të cilat të parët hapën rezultatin në minutën e 16, me golin e Bruno Mota-s.

Në pjesën e dytë, Jasir Asani, në minutën e 57-të, fillimisht barazoi rezultatin në 1-1, ndërsa goditjen e dytë në rrjetën e mysafirëve, e realizoi në minutën e 89-të të takimit.

Për 29-vjeçarin ky është goli 10-të në këtë sezon në 9 ndeshje të luajtura, teksa ka dhënë edhe 1 asist. Kujtojmë se skuadra e tij, Guangju është në vendin e 3-të në kampionatin e Koresë së Jugut, me një fitore dhe 2 barazime.

LEXO EDHE:

Back to top button