Jasir Asani në formë të mirë, shënon 2 gola brenda 3 minutave në Ligën e Kampionëve

Jasir Asani ka shënuar dy gola për tre minuta në Ligën e Kampionëve të Azisë. Skuadra e tij, Guangju kaloi në avantazh të dyfishtë në minutat 3 dhe 6-të kundër skuadrës “Jahor” të Malajzisë, ku Jasir ishte protagonist absolut.

Në minutën e tretë, pas një pasimi nga Oh Hoo Sung, Jasir Asani goditi bukur me të majtën dhe e ndali sferën në rrjetë. Edhe pas tri minutash, sulmuesi i kombëtares kuqezi shënoi golin e dytë.

Jasiri duket në formë të mirë dhe ka shënuar tanimë gjashtë gola në tri ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Në 14 ndeshjet e këtij sezoni, Asani ka shënuar nëntë gola me Guangju.

LEXO EDHE:

Back to top button