Jasir Asani siguron fitoren dhe kreun për Partizanin

Jasir Asani ka rezultuar deçiziv në fitoren e Partizanit ndaj Apolonisë, në ndeshjen e vlefshme të javës së 31-të në Superligën e Shqipërisë, teksa shënoi golin e vetëm të fitores. Falë kësja fitore dhe 3 pikëve të reja, “Demat e Kuq” janë në krye të renditjes.

Asani golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” e realizoi në minutën e 76-të, kur mjaft mirë u shërbye në zonë para portierit kundërshtarë, të cilin e mposhti me një goditje fluturimthi me të djathtën e tij.

Për shkupjanin ishte ky goli i 8-të sezonal me fanellën e Partizanit, që tashmë kryeson renditjen me 57 pikë, një më shumë se Teuta e vendit të dytë, që barazoi pa gola në transfertën ndaj Vllaznisë së Shkodrës.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar ditën e hënë, Laçi falë “dopietës” së realizuar nga Regi Lushkja, mundi Kukësin me rezultatin 2:0. /InfOSport.mk/

LEXO EDHE:

Back to top button