Java e 12 sjell derbin e sezonit në Tetovë

Me sfidat e javës së 12 do të nis cikli i dytë i përballjeve futbollistike në Ligën e Parë në Maqedoni. Ndeshja e parë e javës së 12 do të zhvillohet të shtunën në orën 13.00, kur në Veles takohen skuadrat e Borecit dhe Vardarit.

E diela sjell edhe 5 takime të tjera të javës së 12-të, në mesin e të cilave është edhe sfida derbi në mes Shkëndijës dhe FC Shkupit, i cili do të zhvillohet në stadiumin në Tetovë. Në Strugë, skuadra vendase, Struga Trim Lum sfidon Renovën, ndërsa në Shkup, Rabotniçki përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin.

Ndërkohë, në Kratove dhe Strumicë, skuadrat e Sileksit dhe Akademia Pandevit, do të jenë nikoqir përball skuadrave të Bellasicës dhe Pelisterit. Të gjithë ndeshjet do të nisin në orën 13.00.

Liga e Parë – Java 12

Boreci – Vardari

Shkëndija – FC Shkupi

Struga Trim Lum – Renova

Rabotniçki – Makedonija Gj.P.

Sileksi – Bellasica

Akad. Pandevi – Pelisteri

 

LEXO EDHE:

Back to top button