Javën e ardhshme, “shtetësia” në bisedime, Rexhepi: Nuk heqim dorë nga miratimi i ligjit

Javën e ardhshme propozim-ligji për shtetësi do të bëhet temë bisedimi mes subjekteve politike. Opozita shqiptare është e bindur se ligji do të miratohet. Koordinatori i grupit parlamentar të ASH-AAA-së, Skender Rexhepi thotë se bllokada do të hiqet në momentin që do të ketë marrëveshje konkrete. Sipas tij, në këtë rast nuk ka opsion tjetër.

https://youtu.be/Td7rZSoF-Mk

Gjithsesi se do të kalojë ligji për shtetësi dhe javën që vjen do të fillojnë është bisedimet për zgjidhen e këtij problemi. Ne e themi publikisht se të gjithë ata që fitojnë shtetësinë nga ky ligj, nuk duhet ta përkrahin asnjë subjekt politik përfshirë edhe Aleancën dhe Alternativën – tha Skender Rexhepi, Koordinator i ASH-AAA-së.

Akuzat e Lëvizjes Besa se shtetësia po keqpërdoret për pikë politike, opozita shqiptare i cilëson si tentativa të partive shqiptare në pushtet për të mbuluar qasjen anti-shqiptare të partive nga blloku politik maqedonas.

Nuk e kemi parim të komentojmë qëndrime të zëdhënësit të BDI-së të cilët bashkë me eksponentë të BDI-së mundohen ta mbulojnë urrejtjen anti-shqiptare të LSDM-së dhe VMRO-së. Ne këmbëngulim dhe mbetemi në qëndrim se gjithë ky bllokim i ligjit është për faktin se shumica e tyre që janë pa shtetësi janë shqiptar – tha Skender Rexhepi, Koordinator i ASH-AAA-së.

Si pasojë e bllokimi të propozim-Ligjit për shtetësi, opozita shqiptare ka bllokuar mbi 20 ligje me mbi 30 mijë amendamente duke përfshirë këtu masat ekonomike, propozim-Ligjin për kundërvajtje, propozimin për gjendje krize në jug të vendit, etj. Propozimi ASH-AAA-së për shtetësinë parashikon lehtësimin e procedurave për pajisjen me shtetësi të personave apatrit, të lindur dhe rritur në Maqedoni të Veriut dhe ish Jugosllavi.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button