Javën e kaluar janë regjistruar 139 raste me grip, kryesisht në Dibër
Në raportin e fundit të Institutit për Shëndet Publik (IJZ) thuhet se në periudhën 16-22 dhjetor në Maqedoni janë raportuar 139 raste të influencës, me një rritje prej gati 18 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Shënon rritje numri i të prekurve me grip. Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik në periudhën nga 16-22 dhjetor, janë shënuar 139 raste të reja, që përbën rritje prej 18%. Sipas Institutit nga rastet e raportuara, 95 persona janë të moshës 15 deri në 64 vjeç, 24 janë fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeç, ndërsa 12 janë nën moshën 4 vjeç dhe tetë janë mbi moshën 65 vjeaçre. Në Dibër janë regjistruar 42 persona, 33 raste janë raportuar në Gostivar, 22 janë regjistruar në Kumanovë dhe 15 në Tetovë. Në pjesën tjetër të qyteteve të listuara në raport, numri i personave të raportuar të sëmurë me grip është 5 ose më pak. Krahasuar me këtë periudhë të vitit të kaluar, numri i të prekurve nga gripi është ulur me 10 për qind dhe është 799. /Alsat.mk