Jemi në stinën e rrezikshme, del manuali: Si të mbroheni nga rrufetë! Çfarë nuk ju shpëton edhe nëse e bëni

Jemi në stinën e rrezikshme, del manuali: Si të mbroheni nga rrufetë! Çfarë nuk ju shpëton edhe nëse e bëni

Shërbimi për Kërkim-Shpëtimin në Kosovë ka publikuar një manual në lidhje me mënyrën se si duhet të ruhen qytetarët nga rrufetë nëse janë në zona malore. Manuali me dy faqe tregon se si duhet të pozicionohen ata që gjenden papritur nën një stuhi rrufesh, çfarë duhet të shmangin, etj.

“Statistikat tregojnë se rrufeja është një nga vrasësit e madh nëpër male”, shkruan Shërbimi për Kërkim-Shpëtimin në Kosovë duke kërkuar nga qytetarët që të shikojnë për ndryshime të shpejta të motit kur janë në male.

Postimi i plotë

Vëmendje !

Njëra prej rreziqeve potenciale në male është rrufeja,zakonisht në periudhat me mot të keq në sezonin veror ,ky fenomen është prezent në malet e trojeve tona dhe në shumicën e maleve në botë.

Andaj luteni që në vazhdimësi ti planifikoni aktivitetet e juaja paraprakisht duke kontrolluar parashikimin e motit nga një burim i sigurtë dhe pastaj të merrni vendime rreth ecurisë së aktivitetit.

Të kujdeseni rreth ndryshimeve brenda ditës duke i identifikuar llojin e reve dhe shenjave tjera paralajmëruese për përkeqësimin e motit.

Statistikat tregojnë se rrufeja është një nga vrasësit e madh nëpër male.

Në vazhdim të postimit do ti bashkangjesim disa teknika të mbrojtjes nga rrufeja, të cilat janë shkëputur nga libri : “Aftësitë Bjeshkatare-Shkolla Verore” e botuar nga UIAA dhe e përkthyer e ribotuar nga FBAK.

Ju inkurajojmë që në vazhdimësi të ngritni nivelin e njohurive të përgjithshme , e sidomos ato të sigurisë në male.

LEXO EDHE:

Back to top button