Jennifer Lopez na jep një mesazh për të votuar: “Max dhe Emme janë bota ime”


Në vetëm pak kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të zgjedhin me anë të votave të njerëzve presidentin e vendit. Shumë personazhe të njohur janë angazhuar në rrjetet e tyre sociale duke i bërë thirrje ndjekësve të tyre për të votuar dhe për të zgjedhur ndryshimin. E fundit që e ka bërë këtë thirrje ka qenë Jennifer Lopez, e cila ka ndarë një foto pa asnjë ‘makeup’ dhe ka shpjeguar pse është e rëndëishme vota e çdokujt.

Ajo i ka ftuar të gjitha gratë që tashmë janë bërë nëna, të votojnë për hir të të ardhmes së fëmijëve të tyre nën hashtagun “Voto si mama”.

“Max dhe Emme janë bota ime. Kur mendoj se si do të jetë jeta e tyre nëse ne injorojmë ndikimin e rëndësishëm që ka ndryshimi i klimës në planetin tonë, kjo ma thyen zemrën. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë dhe të ndërmarrim veprime tani “, shkroi Lopez në ‘Instagram’ duke i ftuar të gjithë të bashkohen me të.

Kujtojmë se Jennifer ka ndarë momente të ndryshme me fëmijët e saj, duke treguar se këtë periudhë pandemie, ata janë impenjimi kryesor i saj.

LEXO EDHE:

Back to top button