Jennifer Lopez tregon nëse është ndarë nga Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ende së bashku, njoftoi çifti përmes përfaqësuesit të tyre. Bëhet e ditur se ata janë ende në një marrëdhënie dhe se janë “duke punuar për disa gjëra”. Njoftimi vjen pasi u njoftua se çifti po divorcohej, raporton CNN.
Lopez dhe Rodriguez janë në lidhje që nga viti 2017, dhe përfaqësuesi i tyre i medias thotë se ata janë ende të fejuar.
Kjo do të ishte martesa e katërt për Jennifer Lopez, e cila u divorcua nga këngëtari Marco Anthony në vitin 2014, dhe e dyta për Rodriguez, i cili u divorcua në vitin 2008.
Spekulimet për ndarjen e çiftit erdhën pasi u raportua se Rodriguez është në lidhje me yllin e realitetit televiziv Madison LeCroy.