Jep dorëheqje kryeministri francez Jean Caster

Kryeministri francez Jean Castex, ka dhënë sot dorëheqje para presidentit Emmanuel Macron.

Kjo lëvizje e Castex i hap rrugë rekonstruktimit të qeverisë së Macronit, që ka njoftuar pas rizgjedhjes si kryetar i Francës në prill, që qeveria e re do të duhej të “koncentrohej” në një qeveri me më pak poste ministrore.

E këshilltarët e Macronit kanë bërë të ditur se sipas të gjitha gjasave, në postin e kryeministres do ta emërojë një grua – e cila do të ishte kryeministrja e parë nga koha e Edith Creson e cila mbajti këtë post shkurtimisht në kohën e mandatit të presidentit Francois Mitterrand në fillim të viteve të 90-ta.

Madje pritet që postin e kryeministrit ta marr ministrja e Punës, Elisabeth Borne. Një profil i tillë do ta ndihmonte t’i kundërvihej sfidës që e prezanton veterani i të majtëve Jean-Luc Melenchon, që ka fituar dukshëm vota në zgjedhjet presidenciale – duke mundësuar krijimin e një koalicioni të gjerë të majtës francez për zgjedhjet parlamentare.

LEXO EDHE:

Back to top button