Jeton Beqiri: Kemi një model negativ dhe pozitiv tek ekipi ynë

Lideri aktual në futbollin vendor, Shkëndija e Tetovës, arriti një fitore të madhe kundër skuadrës pretendente për titullin kampion, Sileksit. Edhe pse u gjetë në disavantazh, skuadra tetovare tregoi karakterin e vet dhe në pjesën e dytë dominoi përballjen në Tetovë, duke shënuar 3 gola dhe duke arkëtuar pikë të arta në garën për titullin kampion.

Trajneri Jeton Beqiri, pas takimit kishte vërejtje për paraqitjen në pjesën e parë, ndërsa e gëzon tej mase rikuperimi dhe përgjigjja e shpejtë e ekipit në vazhdim.

“Mora një model negativ dhe një pozitiv. Negativi ishte se pjesën e parë ishim shumë keq dhe pozitivi ishte se rikuperohemi në vazhdim. Pas bisedës që patëm në pauzë, me futbollistët rikthehemi dhe shënojmë 3 gola…..Do të bëjmë analizën e ndeshjes dhe që nga sot brenga ime personale dhe e gjithë skuadrës është ndeshja e ditës së mërkurë në kuadër të Kupës së Maqedonisë kundër skuadrës së Detonitit,” tha mes tjerash Beqiri në faqen e klubit tetovar.

Kujtojmë se Shkëndija, të mërkurën zhvillon sfidën e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, kundër Detonitit në transfertë.

LEXO EDHE:

Back to top button