Jill Biden viziton Ukrainën pa ndonjë paralajmërim

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, bëri një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, ku u takua me gruan e Presidentit Zelensky në një shkollë në qytetin kufitar Uzhhorod, e cila shërben përkohësisht si kamp refugjatësh.
“Doja të tregoja se populli i Shteteve të Bashkuara është me popullin e Ukrainës. “Kjo është një luftë brutale që duhet të ndalet,” tha Biden, i cila po udhëtonte në fshehtësi për në Uzhhorod, afër kufirit sllovak.
Olena Zelenska tha se ishte një akt i guximshëm për të vizituar Ukrainën.
“Ne e kuptojmë se çfarë do të thotë që zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të vijë këtu ndërkohë që ka luftë dhe sirenat për sulme ajrore dëgjohen çdo ditë, kështu është edhe sot”, tha ajo.
Olena Zelenska nuk është shfaqur në publik që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Ajo dhe Biden biseduan dhe luajtën me dhjetëra fëmijë që aktualisht janë në shkollë.
Biden mbërriti në Ukrainë mes vizitave në Rumani dhe Sllovaki.