Jimmy Kimmel po i jep fund emisionit të tij?

Jimmy Kimmel po i jep fund emisionit të tij?

Jimmy Kimmel ka lënë të kuptohet se emisionit dhe karrierës së tij si prezantues, mund t’i vije shpejt fundi.

Në lidhje me emisionin e tij prej dekadash, ai tha: “Jam i befasuar sa çdokush tjetër mund të jetë në këtë pozicion, edhe të kesh një punë kaq të mirë është poashtu një befasi për mua”.

Më pas, ai foli edhe për tërheqjen.

“Është e vështirë. Të mërkurën mbrëma, isha shumë i lodhur dhe kisha shumë seknare për t’i kaluar, më duhej t’i rishikoja, dhe të rishkruaja të gjitha idetë e mia për Oscar, dhe fjalë për fjalë, po tundja kokën në kompjuterin tim”, tha ai për Los Angeles Times, transmeton Klankosova.tv.

“Në ato momente, unë mendoj: Nuk mund të pres derisa të mbarojë kontrata ime. Por më pas e marr pushimin e verës”, tha ai.

Ai më pas shtoi: “Unë mendoj se kjo është kontrata ime përfundimtare”.

“E urrej ta them, sepse të gjithë po qeshin me mua. Çdo herë mendoj kështu. Kam ende pak më shumë se dy vjet në kontratën time, dhe kjo duket e mjaftueshme”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button