“Jo” – Kështu përgjigjet Mickoski kur pyetet për rikonstruim të Qeverisë

"Jo" - Kështu përgjigjet Mickoski kur pyetet për rikonstruim të Qeverisë

“Qeveria nuk do të rikonstruohet para zgjedhjeve lokale”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme.

I pyetur nëse planifikohet rikonstruim të Qeverisë para zgjedhjeve lokale, kryeministri u përgjigj shkurt: “Jo”.

Kryeministri ritheksoi se Qeveria funksionon e bashkuar. “Marrëdhëniet në Qeveri janë të shkëlqyera”, tha Mickoski.

Ditët e fundit një pjesë e mediave raportuan për trazira në koalicionin nga blloku politik shqiptar “VLEN” dhe largimin e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari nga ky koalicion.

LEXO EDHE:

Back to top button