Jo te Interi, Ikardi në “radarët” e Milanit

Mauro Ikardi mund të jetë pranë një rikthimi në Milano. Milani është në kërkim të një sulmuesi, pasi qw Zlatan Ibrahimoviqi nuk është më pjesë e klubit, Rebiç në listën e shitjeve dhe Zhiru, ndoshta nuk premton për më gjatë.

Kështu, “kuqezinjtë” kanë hedhur sytë për një sulmues “bomber” në formë të mirë dhe Mauro Ikardi është njëri prej tyre.

Ikardi e do shumë Milanon dhe këtë gjë e ka bërë publike disa herë. Pas një sezoni fantastik në Turqi me fanellën e Gallatasaraj, në 26 ndeshje të luajtura në total, argjentinasi ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar plot 8 herë, shifra të ngjashme me periudhën kur luante për Interin.

Në ditët e fundit kanë filluar kontaktet me Milanin. Ende nuk ka ndonjë negociatë të vërtetë, por diçka po lëviz. 30-vjeçari është ende në kulmin e karrierës së tij dhe PSZH mund ta lejojë të largohet për një shifër prej 15-20 milionë euro. Pengesa e vetme mund të bëhet paga e Ikardit, i cili përfiton 7 milionë euro në sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button