Joe Biden shton sanksionet për zyrtarët e Ballkanit Perëndimor

Joe Biden shton sanksionet për zyrtarët e Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, ka zgjeruar fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit e përfshirë në destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me një urdhër ekzekutiv që firmosi të mërkurën, Bajden ka ndërmarrë hapa shtesë që prekin personat e përfshirë në listën e zezë. Sanksionet zbatohen ndaj njerëzve që, në mënyrë direkte ose indirekte, kanë marrë pjesë ose kanë tentuar të marrin pjesë në shkeljen, pengimin ose rrezikimin e zbatimit të sigurisë rajonale, marrëveshjeve të paqes ose marrëveshjeve për njohjen reciproke në Ballkanin Perëndimor.

Të gjitha pronat dhe interesat në pronat që janë në Shtetet e Bashkuara, që në vijim vijnë brenda Shteteve të Bashkuara, ose që janë nën zotërimin ose kontrollin e çdo personi të Shteteve të Bashkuara, apo të personave të bllokuar, nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen ose të trajtohen ndryshe. Masat tani vlejnë edhe për bashkëshortët apo fëmijët e rritur të personave të cilëve u bllokohen pasuritë dhe interesat në pasuri në përputhje me rregulloren.

 

LEXO EDHE:

Back to top button