Johnson & Johnson ndalon testimet e vaksinës kundër Covid-19, paraqiten komplikime gjatë testimit

Kompania tha së fundmi se nuk ishte e sigurtë nëse pacienti ishte injektuar me vaksinën apo me një ‘placebo’ të paefektshëm. Studimi i saj përfshinte 60,000-pacientë.

Kompania Johnson & Johnson ka pezulluar testimet e saj të vaksinës kundër Covid-19 pas një “sëmundjeje të pashpjeguar” të një prej pjesmnarrësve, konfirmoi grupi ndërkombëtar.

Gjigandi farmaceutik shtoi se nuk ishte i sigurtë nëse opacienti në fjalë ishte në grupin e injektuar me vaksinën apo mes atyre që merrnin imitimin e paefektshëm ‘placebo’ që do të vlerësohej vetëm për efektin psikologjik.

Gjithsesi janë disa kompani të mëdha duke punuar për krijimin e vaksinës së koronavirusit teksa amerikanët kërkojnë një zgjidhje për pandeminë që ka vrarë të paktën 214,000 njerëz në SHBA.

Në shtator një tjetër fushatë testimesh nga grupet AstraZeneca e Oxford University u pezullua pas një reagimi të pashpjeguar në një pacient.

Testimi rinisi pas një javë në Britani ndërsa në SHBA tashmë është i pezulluar.

“Ne kemi ndaluar përkohësisht dozat e vaksinës tonë Covid-19 në testet klinike të kandidatëve,” tha në një deklaratë Johnson & Johnson duke shtuar: “Sëmundja e pjesmarrësit është duke u studiuar dhe vlerësuar.”

Testimet e Johnson & Johnson pritej të jepnin rezultat në fillim të vitit të ardhshëm dhe ishin në një prej fazave më të avancuara mes prodhuesve në SHBA.

LEXO EDHE:

Back to top button