Johnson: Nga karantina shpëtojmë në prill

Kryeministri britanik Boris Johnson mbajti një konferencë për mediat ku njoftoi të rejat më të reja sa i përket masave anti-Covid në vend.

Gjatë fjalës së tij, Johnson njoftoi se karantinës mund t’i vijë fundi një herë e mirë nga prilli, pasi edhe një tjetër vaksinë kandidate për koronavirusin rezultoi efektive.

Gjatë deklaratës, të cilën kreu i qeverisë britanike e bëri nga vetëizolimi në Downing Street, tha se nuk ka rrugë shpëtimi në këtë ndërsa, konfirmoi edhe përfundimin e shtetrrethimit të dytë kombëtar më 2 dhjetor.

Siç pritej, blerjet për Krishtlindje do të lejohen, ndërsa bizneset e palestrat hapen. Po ashtu, sportet me spektatorë do të lejohen, vetëm se me nivele më të ulëta pjesëmarrjeje.

Kurse, pub-et dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Britania e Madhe numëron 1,5 milion të infektuar dhe 55,230 viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button