Johnson: Optimist për një marrëveshje postBrexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson u shpreh mjaft optimist për çështjen e një marrëveshjeje post-Brexit, në një intervistë për “Telegraph”, ndërkohë që do të zhvillojë sot një video-konferencë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në kuadër të samitit të 15 tetorit.

“Britania e Madhe gjithmonë ka qenë e qartë për atë që dëshiron, ne dëshirojmë një marrëveshje si ajo e BE-së me Kanadanë”, theksoi Johnson.

“Ne kemi qenë anëtarë të Bashkimit Europian për 45 vjet dhe nuk e shoh pse ata nuk mund të kenë të njëjtën marrëveshje me ne, pra jam shumë optimist”, shtoi ai.

Samitit europian, i parashikuar më 15 tetor, është afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje dhe që të mund të zbatohet deri në fund të vitit.

Përparimet e tjera mund të ndodhin sot, gjatë një video-konference të planifikuar mes Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen.

Shkëmbimi vjen pas një jave tjetër bisedimesh tregtare të drejtuara nga negociatori europian, Michel Barnier dhe homologu i tij britanik, David Frost.

“Ne duhet të intensifikojmë negociatat. Vlen të punohet shumë për to”. theksoi Von der Leyen, pas një samiti europian ku ajo vlerësoi situatën me drejtuesit europianë.

“Po na mbaron koha”, nënvizoi ajo, por pa dhënë detaje për pritshmëritë nga kryeministri britanik.

LEXO EDHE:

Back to top button