Johnson: Përhapja e variantit Delta, shqetësuese

Boris Johnson ka deklaruar se përhapja e variantit Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi është  shqetësuese. Gjithashtu ai u shpreh më pak optimist sesa ishte gjatë muajit maj. Kryeministri, i cili pritej të lehtësonte masat në 21 qershor do ti duhet të shtyjë për shkak të paralajmërimeve se vendi po përballet me një valë të tretë të virusit.

Ai  tha për Sky News: “Është e qartë që varianti indian është më i transmetueshëm dhe është gjithashtu e vërtetë që rastet dhe shtrimet në spital kanë shënuar rritje”.

I pyetur nëse ishte më pak optimist sesa ishte gjatë muajit maj, ai tha: “Po, sigurisht, kjo është e vërtetë, por ne duhet të jemi të përgatitur për hapat që do të marrim.”

Sipas Johnson, një vendim përfundimtar pritet të merret të hënën.

LEXO EDHE:

Back to top button