Johnson vendos për mbyllje të njëanshme në Manchester

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në një konferencë për media njoftoi se ai në mënyrë të njëanshme do të zhvendoste Greater Manchester në nivelin më të lartë të kufizimeve të reja të koronavirusit pasi nuk arriti një marrëveshje me zyrtarët lokalë, transmeton Anadolu.

Greater Manchester do të lëvizë në kufizimet e Tier 3, duke ndaluar grumbullimet e brendshme familjare dhe mbylljen e pubeve dhe bareve nëse nuk shërbejnë vakte të konsiderueshme. Masat e reja po ashtu do të këshillojnë në mënyrë rigoroze kundër udhëtimit brenda dhe jashtë rajonit kur të hyjnë në fuqi në një minutë pas mesnate të premten.

Ata do të përcillen me një paketë të mbështetjes ekonomike prej 22 milionë paundë (28 milionë dollarë) për Greater Manchester, duke zemëruar udhëheqësit lokalë, përfshirë kryetarin e bashkisë Andy Burnham si dhe anëtarë të parlamentit dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur, të cilët e konsiderojnë këtë shumë si të pamjaftueshme.

Johnson tha se ai ka bërë një ofertë “bujare” për Greater Manchester, proporcionale me atë të ofruar për Merseyside, një rajon që përfshin Liverpoolin dhe Lancashiren, të cilat tashmë janë në nivelin e 3-të, por që udhëheqësit lokalë e refuzuan atë.

Sipas raporteve të mëparshme, udhëheqësit lokalë në Greater Manchester fillimisht kërkuan 90 milionë paundë ndihma ekonomike ndërsa më vonë u ulën në 65 milionë, por qeveria ofroi vetëm 60 milionë paundë.

Johnson refuzoi të sqaronte nëse 60 milionë paundë që qeveria e tij i ofroi Greater Manchester-it ishin ende në tryezë.

“Kjo ofertë ishte proporcionale me mbështetjen që i kemi dhënë Merseysides dhe Lancashires, por kryetari i bashkisë nuk e pranoi këtë për fat të keq”, tha Johnson.

“Pavarësisht nga dështimi për të arritur një marrëveshje, shpresoj që kryetari i bashkisë dhe udhëheqësit e këshillit në Greater Manchester tani do të punojnë me ne për të zbatuar këto masa”, tha ai. “Ne do të kishim një shans më të mirë për të mposhtur virusin nëse punojmë së bashku”.

Duke folur në konferencën për media para Johnsonit, kryebashkiaku Burnham akuzoi qeverinë se “po largohet” nga bisedimet.

“Në asnjë moment sot nuk na u ofrua mjaftueshëm për të mbrojtur njerëzit më të varfër në komunitetet tona përmes realitetit ndëshkues të dimrit që do të vinte”, tha Burnham.

Ai drejtpërdrejt zbuloi se qeveria do të jepte 22 milionë funte për Manchester Greater.

LEXO EDHE:

Back to top button