Jourova: Lufta kundër urrejtjes në internet të ruajë lirinë e shprehjes

Eurokomisionerja për Vlerat dhe Transparencën, Vera Jourova theksoi sot se lufta kundër urrejtjes në internet duhet të shoqërohet nga masa të nevojshme për të mbrojtur lirinë e fjalës.

“Ata që qëndrojnë prapa mesazheve të papranueshme, që bëjnë thirrje ose justifikojnë vrasjet, duhet t’i përgjigjen drejtësisë”, tha ajo në një deklaratë.

Megjithatë, Jourova paralajmëroi kundër çdo legjislacioni që mund të minojë lirinë e shprehjes, kur është saktësisht ajo që po përpiqemi të mbrojmë.

Komisioni Europian pritet të paraqesë legjislacionin e ri, “Akti i Shërbimeve Dixhitale”, deri në fund të vitit, për të rregulluar më mirë gjigantët e teknologjisë, në lidhje me menaxhimin e të dhënave, keqinformimit dhe gjuhës së urrejtjes, në veçanti.

LEXO EDHE:

Back to top button