S’ka kandidat për kryetar të Kushtetueses, përflitet emri i prokurorit Jovevski

Akoma asnjë kandidat zyrtar për në Gjykatën Kushtetuese, ndonëse përmendet emri i kryeprokurorit aktual Lubomir Jovevskit. Kryetari i Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime Kostadin Kostadinov thotë se emrat e kandidatëve do të mësohen në komision kur anëtarët propozojnë emrat e tyre. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja akuzon socialdemokratët se po e shpërblejnë Joveskin me pozitë në gjykatën më të lartë në vend si rezultat i mbrojtjes dhe fshehjes së krimit të tyre. Joveski ditë më parë i është përgjigjur mediave se derisa emri i tij propozohet për gjykatës ai do ta pranojë një gjë të tillë. Mandati i tij si i pari i Prokurorisë Publike përfundon në muajin nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button