Ju duket e çuditshme? Por ja që është e vërtetë! Lopa në Indi me emrin Kim Kardashian!

Kim Kardashian konsiderohet ndër yjet më të njohura të Hollivudit, dhe tani edhe adashja e saj mund të ngjitet në top listat e popullaritetit. Kjo e fundit po arrin popullaritet në një vend të shenjtë në Indi. Njerëzit për Trajtimin Etik të Kafshëve (PETA) e kanë quajtur një lopë me gji të ‘Kim Kardashian’ për të hedhur dritë mbi rëndësinë e veganizmit, një praktikë e ndjekur nga ylli Keeping Up with Kardashian.

Organizata për te drejtat e kafshëve tha se e ka quajtur lopën të mrekullueshme me sy dhe qerpikë të gjatë. Kjo erdhi pasi Kim kohëve të fundit ka mbajtur një dietë me bazë bimore. E pyetur se çfarë konsumon Kim ishte përgjigjur se hante kryesisht bimë.

PETA kishte fituar kujdestarinë e lopës pasi u gjet duke u abuzuar nga pronari i saj në rrugë. Që kur erdhi në vendbanimin e saj të ri, lopa kënaqet duke ngrënë bar të gjelbër, melekuq, ëmbëlsira me arra.

LEXO EDHE:

Back to top button