“Ju lutem pa dhurata”, kërkesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez për të ftuarit e tyre ‘dasmën e shekullit’

“Ju lutem pa dhurata”, kërkesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez për të ftuarit e tyre ‘dasmën e shekullit’

Themeluesi i Amazon dhe Blue Origin, Jeff Bezos, dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez – gazetare, autore dhe pilote helikopteri – kanë mbërritur në Venecia të Italisë për dasmën e tyre që pritet të zhvillohet së shpejti.

Çifti u fotografua të mërkurën teksa mbërrinin në një hotel luksoz në qytetin e famshëm italian.

Bezos dhe Sanchez pritet të kurorëzohen këtë javë në një ceremoni shumëditore, ku do të jenë të pranishëm familjarë dhe miq të ngushtë.

Çifti i njohur, i cili raportohet se ka qenë në një lidhje për rreth pesë vite përpara se të fejoheshin në vitin 2023, ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe simbolike për të ftuar të afërmit dhe miqtë në ditën e tyre të madhe.

ABC News ka siguruar një pjesë të ftesës së dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, e cila është dërguar në muajin maj.

Në ftesë, çifti kërkon me mirësjellje nga të ftuarit të mos sjellin dhurata, dhe në vend të tyre, propozojnë një veprim bamirësie.

Ftesa liston tre organizata bamirëse vendase në Venecia, të cilave Bezos dhe Sanchez do t’u dhurojnë fonde në emër të të ftuarve.

Ky gjest tregon dëshirën e çiftit për të kontribuar në komunitetin lokal dhe për të kthyer dasmën në një rast solidariteti e humanizmi.

Kur do të mbahet ceremonia?

Datat e sakta të dasmës nuk janë bërë publike, megjithëse disa media, përfshirë Associated Press dhe The New York Times, raportojnë se ceremonia do të zhvillohet në njërin prej këtyre intervaleve: 24-26 qershor ose 26-28 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button