Ju ngacmon lemza, ekspertët kanë zbuluar një teknikë që u ndihmon të gjithëve

Ju ngacmon lemza, ekspertët kanë zbuluar një teknikë që u ndihmon të gjithëve

Të gjithë e dimë se sa e lodhshme dhe i bezdisshme mund të jetë lemza, veçanërisht në situata ku nuk mund ta ndalojmë.

Lemza mund të jetë e pakëndshme, veçanërisht kur jemi në shoqëri, nganjëherë ndiejmë se nuk mund ta ndalojmë, pavarësisht sa shumë ujë pimë apo sa kohë e mbajmë frymën.

Por ndjesia që shkakton, është edhe shumë e padurueshme.

Të shqetësuarit nga lemza tani mund të marrin frymë të lehtësuar pasi mjekët kanë zbuluar një metodë që përfshin vetëm katër hapa. Siç pretendojnë ata, funksionon në qind për qind të rasteve, shkruan Unilad, përcjell Telegrafi.

Hapi 1: Nxirreni frymën plotësisht, zbrazni mushkëritë tuaja.

Hapi 2: Merrni frymë thellë dhe mbajeni për disa sekonda.

Hapi 3: Pa nxjerrë frymën, merrni edhe disa frymë dhe mbajeni për disa sekonda.

Hapi 4: Përsëriteni hapin e tretë.

Pse kemi lemzë?

Lemza është një tkurrje e pavullnetshme dhe e shpejtë e diafragmës dhe muskujve ndër brinjë që zgjerojnë mushkëritë për frymëmarrje, e ndjekur menjëherë nga mbyllja e glotisit.

“Është një përplasje muskulore që mbyll rrugët e frymëmarrjes pas gëlltitjes. Mbyllja e glotisit është ajo që shkakton tingullin ‘hik’”, shpjegoi dr. Mark Loufman për Fox News.

Lemza zakonisht është afatshkurtër dhe Loafman thekson se lemza më e gjatë mund të lidhet me probleme shëndetësore.

“Episodet më të gjata shoqërohen me një sërë gjendjesh, nga beninje tek ato serioze, megjithëse ndonjëherë nuk e gjejmë kurrë arsyen për lemza të vazhdueshme”. 

LEXO EDHE:

Back to top button