Julianne Moore mbulon ballinën e “Harper’s Bazaar”, tregon sekretin e martesës së lumtur

Julianne Moore mbulon ballinën e “Harper’s Bazaar”, tregon sekretin e martesës së lumtur

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Julianne Moore, ka mbuluar ballinën e revistës prestigjioze “Harper’s Bazaar” dhe përgjatë intervistës ka zbuluar sekretin e saj për një martesë të lumtur.

Moore, që është e martuar tash e 20 vjet me Bart Freundlich, ka thënë se me rëndësi është prezenca e njëri-tjetrit.

“Më rëndësi është të mos kalohet shumë kohë pa praninë e njëri-tjetrit. Nuk mund të jesh i involvuar në mënyrë intime në jetën e dikujt kur nuk je prezent. Njëjtë sikur prindërimi, nuk mund ta bësh rolin e prindit 100% kur nuk je prezent. Ti e di që duhet të jesh aty”, ka thënë aktorja.

Ylli është njohur me bashkëshortin e saj të dytë në vitin 1996, kur ai ishte drejtor përderisa ajo po luante në filmin “The Myth of The Finger Prints”. Ata u martuan në vitin 2003.

Ajo ndër të tjera ka treguar se atyre te dyve ju pëlqen të kalojnë kohë në shtëpi.

“Na pëlqen koha familjare që kalojmë bashkë me fëmijët, me njëri-tjetrin dhe qenin tonë, dhe na pëlqen të shikojmë filma, të gatuajmë e të hamë bashkë”, ka thënë Moore.

Kur aktores i duhet të largohet ndonjëherë për shkak të punës, ajo ndihet në vështirësi, sepse nuk dëshiron të qëndrojë muaj të tërë pa burrin.

Aktorja gjithashtu tregoi se ndihet shumë falënderuese që ka këtë lloj marrëdhënie dhe se kjo është diçka që ajo me të vërtetë donte të kishte.

Moore ka thënë se ka shumë dëshirë të punojë dhe të dalë me shoqe.

“Jeta është shumë e shkurtër, dhe unë nuk dua ta hedh atë duke u fokusuar në diçka që nuk ia vlen, e di? Me të vërtetë dua t’i kem të gjitha”, ka thënë 63-vjeçarja.

Moore dhe bashkëshorti kanë dy fëmijë, djalin Caleb dhe vajzën Liv.

Në disa nga fotografitë brenda në revistë shihet Moore duke pozuar për kamerën me veshje monokromatike. Ajo kishte veshur një pallto me ngjyrë të bardhë në nuancë krem si dhe pantallona me po të njëjtën ngjyrë.

Në një tjetër fotografi aktorja shihet duke pozuar në një nga ballkonet e hotelit ikonik të New Yorkut, “Chelsea”. Aty shihet e veshur në mënyrë gjithashtu monokromatike me ngjyrë kafe.

LEXO EDHE:

Back to top button