Juri Matis “ndal” festën e Ballkanit në Prishtinë

Skuadra e Ballkanit e ka nisur me barazim fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, me sfidën e luajtur përballë Kluzhit në stadiumin “Fadil Vokrri” që u mbyll me barazimin 1-1. Ishin rumunët ata të cilët dominuan fraksionin e parë, duke kërcënuar vazhdimisht portën e Frashërit, me këtë të fundit që ia doli ta mbante të paprekur në këtë pjesë.
Pjesa e dytë foli më shumë për kampionët në fuqi të Kosovës, të cilët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 65’, me Thaçin që kaloi shumë bukur mbrojtjen e rumunëve.
🎥 | Ballkani’s historical goal 👇#UECL | © SuperSport AL pic.twitter.com/diojmvMvvu
— Dardanian Footy 🇽🇰 (@DardanianFooty) September 8, 2022
Festa e Suharekës zgjati deri në minutën e 91’, kur Yuri Matisa shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit Frashëri dhe u dhuroi barazimin rumunëve 1-1.