Justin Timberlake pritet t’i përgjigjet Britney Spears në emisionin e Oprahs

Justin Timberlake pritet t’i përgjigjet Britney Spears në emisionin e Oprahs

Këngëtari Justin Timberlake ka shprehur dëshirën të bëjë një intervistë me gazetaren e njohur Oprah Winfrey, raporton Daily Mail.

Ai supozohet se në këtë intervistë do të tregojë gjithçka rreth jetës së tij, duke përfshirë periudhën kur ai ishte në lidhje me yllin e muzikës, Britney Spears.

Një burim i afërt me këngëtarin i ka thënë mediumit “The Sun” se ai dëshiron të bëjë një intervistë me Oprahn për të treguar se si kanë rrjedhur gjërat në mes të tij dhe Spears.

“Justin nuk është aspak i kënaqur nga ngjarjet e fundit. Ai dëshiron që muzika të flasë vetë, por kjo nuk po ndodh”, ka thënë burimi. Kjo për shkak se Timberlake së fundmi ka bërë disa komente kur doli të performojë në një skenë, duke thënë se nuk dëshiron t’i kërkojë falje askujt.

Këto komente ai i bëri pasi Spears kishte ndarë në Instagramin e saj këngën e re të Timberlake, duke shkruar se dëshiron t’i kërkojë falje kujtdo që është ndjerë keq kur ka lexuar fragmente të librit të saj, dhe që ndoshta nuk do të duhej t’i ketë shkruar.

Spears në librin e saj biografik “The Woman In Me”, ka treguar se në kohën kur ishte në lidhje me këngëtarin, ka abortuar një fëmijë, pasi Timberlake nuk ishte i gatshëm të bëhej baba, duke thënë se ata ishin shumë të ri për t’u bërë prindër.

Timberlake është i martuar me aktoren Jessica Biel që nga viti 2012 dhe kanë dy fëmijë së bashku.

LEXO EDHE:

Back to top button