Juve arrin marrëveshje me Tudorin, tani kërkon të rinovojë me Spaletin

Juventusi ka bërë hapa të rëndësishëm në merkato dhe në menaxhimin e stolit, duke vendosur të përqendrohet në stabilitetin e projektit të trajnerit Luçiano Spaleti. Klubi ka arritur një zgjidhje kontraktuale me ish-trajnerin Igor Tudorin, çka ka liruar hapësirën financiare dhe i ka dhënë mundësi drejtuesve të fokusohen tek rinovimi i Spaletit.

Kontrata e Tudorit, që zgjaste deri në qershor 2027, është mbyllur në mënyrë të kënaqshme për të dyja palët. Ky hap është konsideruar thelbësor për të siguruar stabilitet në stolin bardhezi dhe për të shmangur tensionet administrative që mund të ndikojnë në projektin e klubit.

Pas këtij vendimi, Juventus përshpejton negociatat për të zgjatur kontratën e Spaletit, aktualisht e vlefshme deri në qershor 2026. Objektivi është një kontratë deri në vitin 2028, që do t’i japë trajnerit stabilitet dhe mundësinë për të ndërtuar një projekt afatgjatë, duke planifikuar për sezonet e ardhshme.

Spaleti ka bindur drejtuesit dhe tifozët me rezultatet e tij, duke rikthyer Juventusin në garën për një vend në Ligën e Kampionëve. Menaxhimi i ekipit dhe strategjia në fushë kanë dhënë rezultate pozitive, duke e bërë rinovimin e tij një hap të natyrshëm për vijimësinë e projektit sportive.

LEXO EDHE:

Back to top button