Juventus arrin marrëveshje me Man. Junajtedin për Xhadon Sanço

Juventusi ka arritur marrëveshje me Man. Junajtedit për futbollistin e krahut, Xhadon Sanço, kanë raportuar mediumet në Itali.  Sipas tyre, Sanço do të nënshkruajë kontratë me Juventusin për pesë vjet, ndërsa pritet të përfitojë 6 milionë euro në sezon, përveç bonuseve.

Man. Junajtedi për kompletimin e transferimit të Sanços i kërkon 25 milionë euro, ndërsa “Zonja e Vjetër” pritet t’i ofrojë deri në 19 milionë euro.

25-vjeçari Sanço është pjesë e Man. Junajtedit prej vitit 2021, kur u transferua nga Dortmundi për 85 milionë euro.  Ai u zhvillua te të rinjtë e Uatfordit dhe Man. Siti, ndërsa si i huazuar luajti edhe te Çellsi.

Ai në sezonin e kaluar me Çellsin i pati 42 paraqitje në të gjitha garat. I realizoi 5 gola ndërsa i pati edhe 10 asistime.

LEXO EDHE:

Back to top button