Juventus Serava mund Kegi Mobi me 10-7

Skuadra e futsallit, Juventus Serava ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi, me ç’rast kjo skuadër tashmë renditet në pozitën e 5-të me 15 pikë. Juventus Serava në transfertë mundi ekipin e “Kegi Mobi” nga Velesi me rezultatin 10:7. Edhe njëherë tjetër me lojë të mirë u dallua Sali Saliu, i cili shënoi 3 gola, ndërsa po aq gola realizoi edhe Dionis Ukshini, i cili nga ndeshja në ndeshje po dëshmonë cilësitë e tij.

Dy gola të tjerë për Juventus Seravën realizoi Omer Osmani, ndërsa në listën e golashëneusve u regjistruan edhe Gani Ismaili e Osman Mustafa. Për skuadrën Juventus Serava, ishte kjo fitorja e 5-të sezonale në 10 javë kampionat.

LEXO EDHE:

Back to top button