Juventusi e kërkon me ngulm sulmuesin e “harruar” të “Djajve të Kuq”

Sulmuesi 23-vjeçar anglez Xhadon Sanço vijon “luftën e ftohtë” me klubin e Man. Junajtedit, teksa nuk luan prej mëse dy muajsh për arsye disiplinore. Duket se asnjëra nga palët nuk tërhiqet, andaj dhe e ardhmja e Sanços është larg “Old Trafford”. Për Sanço-n është interesuar skuadra e Juventusit, që e ka me ngut transferimin e lojtarit.

Sipas “Sky Sports”, kjo është një ide konkrete, teksa bardhezinjtë kanë kërkuar informacion dhe duan të dinë nëse lojtari ka dëshirë të transferohet në Serie A. Kjo duket e vështirë, pasi lojtari për momentin ka kërkuar kohë. Sanço kërkon të mësojë nëse klubi i tij do të tolerojë dhe do ta lejojë të stërvitet para se të vendosë për t’u larguar.

Sanço shpreson që nga janari situata të ndryshojë, ndërkohë që Juventus i ofron mundësinë të luajë në Torino si i huazuar dhe të rikthehet sërish në Man. Junajtedi, verën e ardhshme. Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2026 me “Djajtë e Kuq”.

LEXO EDHE:

Back to top button